Shperndaje në Facebook.

8 fotografitë e fëmijëve që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjetet sociale

Ne ndajmë kaq shumë detaje të jetës sonë të përditshme në internet, por a nuk duhet të vëmë një kufi të asaj që ne ndajmë për veten, familjen tonë dhe miqtë tanë?!

Në shumë rrjete sociale shikojmë shpesh foto të fëmijëve të vegjël, të cilat prindërit i vendosin pa asnjë problem duke injoruar totalisht rreziqet që kjo gjë mund të sjellë.

Në artikullin e mëposhtëm, ju ftojmë të zbuloni cilat janë 8 rastet kur nuk duhet të ekspozoni fëmijët tuaj për asnjë arsye në asnjë rrjetet sociale.

1.Foto nga dushi

Çdo foto e fëmijës suaj pjesërisht ose tërësisht e zhveshur nuk është mirë që të publikohet. Për ju mund të jetë një moment i dashur, por mund të bjerë në duar të gabuara si ato të pornografëve. Kështu që për sigurinë e fëmijëve tuaj mos i postoni këto foto.

2.Kur janë të sëmurë

Si prindër, mbrojtja e fëmijëve është detyra kryesore dhe nuk duhet të përfitoni prej tyre. Përpara se të postoni foto të tilla pyesni veten nëse do ju pëlqente që dikush të postonte një foto tuajën në atë gjendje.

3.Foto që i vënë në siklet

Foto të tilla mund të kenë efekt shkatërrues për fëmijët. Jo vetëm që shkel besimin mes prindërve dhe fëmijëve, por shkakton çrregullime stresi post-traumatik, depresion dhe ankth.

4.Foto nga uturaku

Mos harrroni seçdo gjë që postohet në internet zgjat përgjithmonë dhe ndoshta fëmijës suaj nuk do t’i pëlqente të shikonte një foto të tillë kur të rritet.

5.Detajet private

Mbajini fëmijët të sigurt duke mos ndarë kurrë emrat e tyre të plotë, adresat, ku shkojnë në shkollë, adresën ku i mban dadoja etj.

6.Foto në grup

Nëse vendosni të ndani fotot e fëmijëve tuaj në internet, kjo është zgjedhja juaj. Por, duhet të bëni kujdes me fotot ku ka edhe fëmijë të tjerë pasi ju nuk keni të drejtë të merrni këtë vendim për ta.

7.Kujdes bullizmin

Tregohuni të vëmendshëm, sepse mund të ketë foto që nxjerrrin në pah ndonjë dobësi të fëmijës suaj dhe kjo mund të bëhet objekt që ta tallin në shkollë, kopsht etj.

8.Aktivitete të pasigurta

Foto me një gotë alkool ose cigare në dorë? Mos i postoni këto foto në rrjete sociale sepse përcillni mesazhe të gabuara dhe nxisni diskutime që do t’ju lëndojnë.

Shperndaje në Facebook.