Shperndaje në Facebook.

Adelina Berisha vishet ngusht, nxjerrë në pah këmbët e hatashme

Karrierën në muzikë e ka nisur qysh kur ishte një vajzë e vogël.

Dhe tani, Adelina Berisha që konsiderohet si një prej këngëtareve shqiptare më sensuale dhe me stil, po na befason me linjat e përkryera trupore, të cilat ajo asnjëherë nuk heziton t’i shfaqë.

E veshur me një fustan të bardhë komplet, i cili në pjesën lart i mbulon gjithçka deri tek fyti por në pjesën e poshtme ia ka vënë në pah këmbët e hatashme, Berisha ka marrë vëmendjen e plotë të fansave të saj.

Me flokët e kapura nga pas, Adelina ka nxjerrë në pah po ashtu edhe fytyrën e saj të cilës i vërehet grimi sidomos në pjesën e syve. E drejtuar me telefon kah pasqyra, këngëtarja shqiptare u pa e buzëqeshur përderisa shikimin e kishte fokusuar plotësisht në ekranin e telefonit.

Kujtojmë që Berisha këngën e fundit e ka publikuar dy muaj më parë. Me titull “S’ta fal“, kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 2 milionë shikime deri më tani

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close