Shperndaje në Facebook.

Albërie Hadërgjonaj flet për herë të parë hapur për tradhëtinë e ish-burrit të saj

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo përveç këngëve të saj është shumë e përfolur dhe për pamjen fizike, pasi vijon edhe sot të jetë një nga femrat më të bukura shqiptare.

E siç dihet Albëria është e divorcuar dhe në shumë intervista është pyetur për ndarjen nga ish-burri, por asnjëherë nuk e ka treguar arsyen se përse është ndarë.

Ditën e sotme ajo do të jetë e ftuar në emisionin ‘Top Show Magazin’ ku do të flas për klipin e saj më të ri. Në videon e publikuar nga emisioni ajo ka treguar për herë të parë se arsyeja e ndarjes nga bashkëshorti është sepse ai e ka tradhëtuar jo një herë, por disa herë.

“E kam njohur ish-burrin tim shumë shpejt, që kur unë nuk kam pas ditur të puth. Të jem e sinqertë ai ka dash me më lënë që kur jemi martuar. Ai më ka tradhtuar gjithmonë”, thotë këngëtarja.

Moderatori është habitur dhe e ka pyetur Albërien se çfarë bënte ajo për këtë gjë.

“Asnjë gjë. Fale një herë, mbyll sytë njëherë, mbyll një vesh, pastaj u mbylla fare dhe thashë lëre fare.”, tha Albëria duke qeshur.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close