Shperndaje në Facebook.

Ami Toska shkon në banjo dhe trondit të gjitha femrat me atë që zbulon aty

Shqipëria ka mungesë të tualeteve publike e pjesa më e madhe e njerëzve kur duan të kryejnë nevojat personale, teksa gjenden në rrugë, i drejtohen lokaleve ose qendrave tregtare.

E për të thënë të vërtetën edhe tualetet e lokaleve dhe qendrave tregtare në shumë raste lënë për të dëshiruar për kushtet e higjienës, e rastet kur ka paradhoma për fëmijët e vegjël janë thuajse inekzistente.

Moderatorja dhe biznesmenja Ami Toska, siç e dimë, pak kohë më parë është bërë sërish nënë, pasi në jetë erdhi vajza e saj Sia.

Ami dhe Ermali, bashkë me dy fëmijët e tyre, ndodhen këto ditë në Vienë, shkruan ShkodraNews.

Nga atje Ami ka publikuar një foto në InstaStory, përmes së cilës përcjell shqetësimin e shumë nënave që nuk gjejnë hapësira për të ndërruar të vegjlit e tyre kur janë jashtë shtëpisë në vendin tonë.

“Paradhoma e një tualeti normal në një qendër tregtare në Vienë”, shkruan Ami duke i lënë të gjithë pa fjalë me këtë kushte që Viena i ofron nënave të reja për të ndërruar fëmijët e tyre të vegjël.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close