Shperndaje në Facebook.

Biznesmeni argjentinas që ruan në bunkerë të ndryshëm, bitcoinët që kapin vlerën e 10 miliardë dollarëve (Video)

Biznesmeni argjentinas Vences Kaseres, që është drejtor i një firme start-up “Ksapo”, ruan dhjetëra miliarda dollarë vlerë bitcoin të klientëve nga e mbarë bota, nëpër bunkerë të ndryshëm përfshirë edhe ata ushtarak në malet e Zvicrës.

Prapa dyerve të betonit dhe tuneleve të gjatë fshihen serverët e kompjuterëve në të cilët gjendet “çelësi” i pasurisë së madhe digjitale.

Kaseres ka arritur të bindë milionerët dhe miliarderët nga Lugina Valley që Bitcoin është valuta e së ardhmes për të cilën kanë nevojë, dhe se njeriu adekuat për ruajtjen e tyre – është pikërisht ai.

Nuk është e mundur të ceket vlera e saktë e bitcoinëve, për faktin se çmimi i këtyre kriptovalutave varion. Ekspertët pretendojnë se në duart e milionerëve dhe miliarderëve, ekzistojnë 7 për qind e tregut botëror të bitcoinit.

Ky është një mision tejet i vështirë për kompaninë e Kaseresit, e cila është themeluar vetëm katër vite më parë, ku sipas vlerësimeve të tij rreth 95 për qind e bankave të SHBA-ve kanë depozituar mjete tek ai.

Kompaninë e Kaseresit e mbikëqyr kompania financiare “Standards Association” që kontrollon në detaje anëtarët, me qëllim që të sigurohen se u përshtaten rregullave të tyre që ekskluzivisht kanë hyrë në fuqi me të vetmin qëllim – parandalimin e pastrimit të parave.

Në listën e klientëve apo atyre që përkrahin “bunkerët e bitcoinëve” të Kaseresit janë “Linkedin” në krye me Rid Hofman dhe ish-bankieri i Wall Street, Mike Novogracki që aktualisht po punon në hapjen e një banke të kriptovalutave.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kriptovalutat aktualisht vlejnë 707 miliardë dollarë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close