Shperndaje në Facebook.

Bllokohet ashensori, nusja vonohet për një orë në dasmë (VIDEO)

Nusja është bllokuar në ashensor për afro një orë, derisa nuk është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Melissa McNamara Rodger ishte duke shkuar në dasmën e saj, por ka mbetur në mes të katit të 17-të dhe 18-të të një hoteli në Rhode Island të Shteteve të Bashkuara.

Shoqërueset që e prisnin 32-vjeçaren të vinte në çdo moment, kanë dhënë alarmin e bllokimit të ashensorit. Derisa zjarrfikësit po mundoheshin ta zhbllokonin, e hapën derën dhe i ofruan shampanjë. “Në 20 minutat e para isha e qetë, por më pas u nervozova, sepse frikësohesha se do e humbë ceremoninë time. Pastaj piva edhe një gotë shampanjë”, ka thënë Rodger.

Pasi kabina u kthye në katin e 17-të, nusja doli e pa lënduar dhe ceremonia u zhvillua si ishte planifikuar.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close