Shperndaje në Facebook.

Deklarata e bombë e Ramës, zbulon kush fshihet pas kuintaleve të kokainës fshehur në banane

Kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku la të kuptohet se 613 kg kokainë fshehur në banane i përkasin një subjekti politik të opozitës, që mesa duket ka patur edhe mbështetjen e Prokurorisë.

“Ata thonë se po pengojnë bllokojnë qeverinë e krimit dhe të drogës por në fakt po tentojnë të rrëzojnë veç Shqipërinë në këto metra të fundit, vulëhumbur pa atdhe, të coroditur nga frika e drejtësisë, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte.

Jo vetëm që këture të paudhëve pa din e pa iman i vjen mendja se duke minuar e hedhur në erë negociatat do i kthejë njerëzit kundër nesh, e do kthehen në pushtet me rrëmujë për të marrë peng drejtësinë, por këto e dinë më mirë se të gjithë.

Ne se me çeljen e negociatave drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta sepse hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha, të krimit e korrupsionit në vite, lidhjeve reale të politikës me aktivitet krimale që ka pastrimi i parave me vulën e partisë deri te kuntalet e kokainës fshehur në banane me ndihmën e prokurorisë.

Por ndërsa e ardhmja e drejtësisë afrohet, ata do e paguajnë një më një”, tha prerazi Rama.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close