Shperndaje në Facebook.

Dhëndri me lot në sy ndalon dasmën: Zemra ime i përket dikujt tjetër

Një çift që ka vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë kanë marrë vëmendjen e të gjithë mediave me deklaratën e papritur që dha dhëndri.

Bëhet fjalë për çiftin “Jefferson dhe Jessica” nga Portugalia ku teksa po bëheshin betimet, Jefferson ndaloi për të dhënë deklaratën e veçantë duke u shprehur se zemra e tij i përket dikujt tjetër.

“Të gjithë janë mbledhur këtu për një arsye. Por është një person që e ka bërë të mundur këtë. Dhe fjalët që do them tani janë për të”, u shpreh Jefferson duke shokuar dasmorët.

Dhëndri shkoi tek vajza e bashkëshortes, Giovanna të cilën ajo e ka nga martesa e parë dhe u ul në gjunjë.

“E di që të besdis ndonjëherë, të them të lash dhëmbët dhe të krehësh flokët. Por unë gjithashtu të jap dashuri, mirësi dhe dua gjithnjë të të mbroj. Nuk i shpjegoj dot ndjenjat që kam për ty… Nuk e shpjegoj dot dashurinë që kam për ty, sepse mendoj që dashuria nuk ka shpjegim.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close