Shperndaje në Facebook.

Djali merr makinë me qira dhe shkon te Kisha e Laçit, aty ndodh e papritura

Një makinë tip “BMW” me vlerë 35 mijë Euro eshte vjedhur ne nje kompani ku jepen makina me qira.

Historine e ka treguar Shkëlqim Balla, pronari i saj në emisionin “Stop”, ku tha se më datë 23 Prill 2018 një djalë, i cili sipas patentës quhej Enis Dedaj, mori një makinë me qira konform rregullave të kompanisë. Por ai kishte nje problem, kishte dokumente false.

Pas 2 ditësh, kur i duhej të dorëzonte makinën, ai i dërgoi një mesazh Ballës, ku i thoshte se ia kishin vjedhur makinën disa persona që u kishte para borxh. “Dedaj” madje i tregoi dhe vendodhjen e makinës, ndërkohë që përmes GPS, rezultonte e parkuar në kishën e Shna Ndout në Laç

Unë me kursimet e jetës hapa një firmë me makina me qira. Në datën 23 Prill erdhi një klient me dokumente false, që nuk mund t’i njihja dot. Normalisht ne e mbajmë atë (kartën e identitetit), por në momentin kur mori kontratën, mori dhe kartën e identitetit, pavarësisht se ishte false. Kam mundur t’i marr patentën, një fotografi, ku shkruhej Enis Dedaj. Pasi e verifikova në rrugë dytësore, ky emër nuk ekzistonte, ishte false”, rrëfeu denoncuesi.

Enis Dedaj” e kishte marrë makinën me qira për dy ditë, por nuk e ktheu më. Ndaj dhe Balla bëri kallëzim penal në polici, duke dorëzuar të gjitha provat që kishte.

Përmes shërbimit GPS, në datën 24 Prill Shkëlqimi ndoqi makinën, e cila rezultoi të ndodhej e parkuar në kishën e Shna Ndout në Laç.

“U paraqita te rajoni i policisë në Laç dhe i thashë që e kam makinën te kisha. Kur shkuam atje ishte greminë dhe nuk kishte rrugë. Aty e kuptuam që GPS ishte çmontuar”, shtoi ai

Sipas shërbimit të GPS, kjo e fundit është çmontuar në një pikë këmbimi në dalje të Laçit dhe në hyrje të Mamurrasit.

Shkëlqim Balla në mënyrë private mundi ta identifikojë personin që i ka grabitur makinën, por nuk mund të bëjë asgjë, pasi nuk është i sigurt 100 për qind. Ai tregoi se ia ka dorëzuar policisë të gjitha materialet që ka hetuar vetë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë as nga autori i grabitjes dhe as nga zbardhja e ngjarjes.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close