Shperndaje në Facebook.

Ekspertët kanë konstatuar: Një lugë e vogël e kësaj erëze shkrin dhjamin me shpejtësi të pabesueshme

Shkencëtarët kanë zbuluar që me konsumimin e erëzës të quajtur qimnon mund të shpejtoni shkrirjen e shtresave yndyrore, por mund të përdorni edhe në formë pluhuri apo farash.

Me përfshirjen e kësaj arëze në ushqimin tuaj mund të hiqni tepricën e kilogramëve, kanë zbuluar shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

Në Mesjetë ishte një nga erëzat që qarkullonte vetëm në kuzhinat aristokrate. Ai kishte reputacionin e një tretësi të shkëlqyer. Farat e tij janë gjetur në mumiet faraone.

Qimnoni është konsideruar si një pije që stimulon zemrën dhe ndihmon për të reduktuar mbirrahjet, ndërkohë vepron si tkurrje-çlirues në dhimbjet e barkut.

Rekomandohet për trajtimin e anoreksisë, keqtretjes, dhimbjeve të menstruacioneve dhe therjet në stomak.

Vepron si një zorrëpastrues, urinënxitës, zemërtonues. Rregullon funksionin e zorrëve dhe është i mirë për gastritin, inflamacionin e zorrës së hollë, fryrjet, kapsllëkun. Ai vepron si një mjet pozitiv në sëmundjet biliare dhe të pankreasit.

Ndikimi i pluhurit të qimnonit (Cuminum cyminum)në kompozicionin e trupit dhe profili i lipideve te femrat me peshë të tepërt, kanë ndikuar që erëza, t’u ndihmojë femrave të heqin kilogramët e tepërt.

Te femrat vëllimet e trupit kanë qenë më të vogla, kanë qenë më të rënda dhe kanë pasur BMI-në më të vogël pasi që kanë ngrënë tre gramë qimnon dy herë në ditë gjatë tre muajve.

Në studim kanë marrë pjesë 80 femra me peshë të madhe trupore të cilat kanë mbajtur dietën.

Femrat të cilat çdo ditë kanë pirë 3 gramë qimnon pluhur me jogurt kanë arritur të dobësohen 3 kg më shumë se sa femrat të cilat nuk kanë përdorur qimnon.

Si ta përdorni qimnonin?

Përveç që mund ta qitni në ujë apo në jogurt, qimnonin pluhur mund ta shtoni në recetën tuaj të preferuar me perime të pjekura apo në sandviçin dhe vezë surbull.

Pas konsumimit të disa ushqimeve të cilat krijojnë gaze në stomak dhe tretja e të cilëve është e vështirë si lakra, mëlçia, etj, konsumohen të kombinuara me qimnon, atëherë edhe tretja e tyre do të jetë më e lehtë. Kjo zbatohet me shekuj në kuzhinën turke.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close