Shperndaje në Facebook.

Humbi tre fëmijët në aksident, nëna ka një mesazh emocionues për më të voglin

U cilësua si një ndër aksidentet më tragjike që kishin ndodhur ndonjëherë në rrugët e vendit.

Pak kohë më parë, në Velipojë humbën jetën katër pjesëtarë të një familjeje, tre fëmijët dhe babai i tyre, ku më i vogli ishte disa muajsh.

E vetmja e mbijetuar nga ajo tragjedi është Evis Preka, që jeton çdo ditë me brengë në shpirt.

Halla e fëmijëve ka publikuar në rrjetet sociale një foto të djalit të vogël, Rayanit i cili do të festonte sot 8-mujorin e lindjes.

Në këtë postim ka komentuar edhe e ëma e të voglit, Evisi, që thotë se e ka të pamundur të jetojë pa ta.

“Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, ka shkruar ajo.

Shperndaje në Facebook.