Shperndaje në Facebook.

I bën djalit foto, nuk beson çka sheh pas tij

Laura Watson një mjeke britanike është bërë epiqendra e portaleve ditën e sotme pasi ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook që ka trazuar besimin e saj.

Teksa ka shijuar një piknik me familjen e saj në pyll gjatë fundjavës, ajo ka shkrepur edhe foto të fëmijëve, një ndër të cilat i ka shkaktuar frikë dhe probleme me gjumin.

Djali i saj 9-vjeçar Byrin shfaqet duke pozuar pranë një peme ndërkohë që pas tij gjendet fantazma e një djaloshi i cili shikon drejt kamerës dhe njërën dorë e ka të vendosur tek shpatulla e Byrin.

Kur u kthyen në shtëpi ajo po shikonte me vëmendje fotot dhe u tmerrua kur pa se prapa djalit të saj gjendej një shpirt apo fantazmë. Duke qenë mjeke ajo kurrë nuk ka besuar në këto fenomene paranormale por tashmë thekson se kjo ngjarje ka trazuar gjithçka ajo beson.

E shqetësuar ajo shkruan në Facebook se shpreson që fantazma e djalit të vogël të mos i ketë ndjekur nga pas ndërkohë që dëshiron të kthehet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth tyre.

Laura shtoi se ditën kur ajo dhe familja e saj ishin në piknik nuk kishte asnjë njeri tjetër përreth. Fotot që ajo ka publikuar janë bërë menjëherë virale dhe po komentohen shumë në rrjet.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close