Shperndaje në Facebook.

I dashuri i vuri flakën,sot e ëma do bëjë diçka të rrallë pas vdekjes se saj

Në muajin qershor të vitit 2015, pra rreth dy vjet me pare, në një pikë karburanti në periferi të Ohajos Michael Slager, në atë kohë i dashuri i Judy-t, e spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën asaj.

Nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë gushtin e vitit të shkuar, pas dy vitesh vuajtjeje në spital si pasojë e djegieve të shkaktuara në 90 për qind të trupit të saj nga i dashuri, që pasi e leu me benzinë i vuri flakën.

Por, 9 muaj më vonë, 33-vjeçarja Judi Malinowski do të dëshmojë në procesin gjyqësor për vrasjen e saj.

Gjyqtari Guy Reece vendosi një precedent në këtë rast kur pranoi që juria të dëgjojë dëshminë që e ëma e 33-vjeçares i kishte marrë vajzës së saj nga shtrati i spitalit për dy vite me radhë.

“Judy luftoi dhe u bë e fortë për të treguar historinë e saj dhe vendimi për ta dëgjuar këtë histori është hapi i parë për vendosjen e drejtësisë. Vuajti shumë, por sërish gjeti forcën dhe kurajon që të sfidonte dhimbjet dhe të artikulonte qartë autorin e tmerrit të asaj nate. Jam shumë krenare për të dhe e di që një ditë do ta shoh, megjithëse ma theu zemrën në këtë jetë”, deklaroi e ëma e Judy-t, Bonnie Bowes

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close