Shperndaje në Facebook.

‘Ishte babi, unë e pashë’, detajet tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali

‘Po, ishte babi, unë e pashë’. Kjo është fraza që përsërit në mënyrë të vazhdueshme djali 5-vjeçar i Fjoralba Nonajt, shqiptares së re që u vra dje në makinë nga burri i saj maroken, me të cilin kishin pak muaj që ishin ndarë.

Sipas mediave italian, djali është tashmë në gjendje shoku dhe po kurohet në spitalin në Desio.

Ai është i tmerruar, pasi ka parë me sytë e tij gjithçka që ka ndodhur, ka parë se ai i ati ka vrarë me thikë nënën e tij, duke e lënë të vdekur mes pellgut të gjakut brenda në makinë.

Fjoralba Nonaj u masakrua të mërkurën pasdite me thike nga ish-burri maroken me të cilin ishte ndarë prej disa muajsh.

35-vjeçarja shqiptare u gjet e mbuluar në gjak në makinën e saj në Seregno në zonën e Monzas.

Pavarësisht mbërritjes të shpejtë të ambulancës dhe dërgimit në spitalin e Monzas, shqiptarja nuk ia doli t’i mbijetojë plageve të marra.

Gjithçka ndodhi rreth orës 16:00 brenda automjetit ‘Chevrolet’ me ngjyrë të zezë, ku ndodheshin të tre, gruaja, burri dhe fëmija.

Pas debateve të shumta mes tyre, ai nxorri thikën dhe e qëlloi disa herë rresht Fjoralbën.

Pas ngjarjes, ai u largua në këmbë dhe u vetëdorëzua në stacionin e policisë me duart e përgjakuara, ku rrëfeu krimin që kishte kryer.

Ajo kishte marrë plagë të shumta nga goditjet me thikë në brinjë, bark, qafë dhe në shpinë.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë atë në sy të djalit të vogël i tmerruar nga ngjarja që mbahej në krahë nga fqinja 49-vjeçare.

Më pas mbërriti edhe tezja, të cilës i është besuar fëmija me vendim të Gjykatës për të mitur dhe shërbimi social. Fëmija u qetësua disi pa ditur që nëna e tij kishte vdekur.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në vendnngjarje, Fjoralba u transportua në spital ku mjekët shpallën zyrtarisht vdekjen e saj.

33-vjeçarja, Fjoralba Nonaj, e cila punonte si pastruese ishte martuar me një djalë maroken. Një martesë që pesë vjet më parë kishte sjellë edhe një fëmijë.

Por për njëfarë kohe marrëdhëniet mes të dyve nuk kanë funksionuar.

Sipas disa të njohurve, marokeni në të kaluarën e kishte kërcënuar disa herë gruan e tij derisa Fjoralba vendosi disa muaj më parë që të ndahet.

Ai ishte larguar në shtëpinë e disa miqve të tij, ndërsa ajo në anën tjetër mbeti me djalin e saj të vogël.

Të dy i ndante një distancë e shkurtër, derisa 35-vjeçari maroken e zbrazi të gjithë zemërimin e tij pasditen e së mërkurës.

Ai u takua me ish-gruan e tij për të folur për të ardhmen e tyre, ndoshta me bindjen se Fjoralba mund të bënte pas.

Por në atë takim, marokeni shkoi bashkë një thikë kuzhine në xhepin e tij.

35 vjeçari e ka goditur në mënyrë të përsëritur gruan në sy të fëmijës, duke e lënë atë të vdekur në sediljen e “Chevroletit” ngjyrë të zezë të parkuar para një porte në rrugën Romagnosi.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close