Shperndaje në Facebook.

Kap “mat” gruan me kushëririn 10 ditë para dasmës, kavajsi: I gjeta në kasolle

Historia qe ka shokuar publikun!

Mesohet se një 54-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund martesës së tij të gjatë për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Babai i 3 vajzave rrëfen se e ka kapur në flagrancë të shoqen me të afërmin e tij dhe nga ai çast divorci ishte e vetmja alternative.

Konflikti mes tyre ka përfunduar në polici, palët janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ai akuzon efektivët se e kanë mbajtur padrejtësisht të izoluar përgjatë gjithë natës.

Ai iu drejtua gjykatës, dhe përveç divorcit problem tjetër ishte ndarja e pasurisë.

Kjo ngjarje e rëndë anuloi edhe dasmën e njërës prej vajzave e cila ishte caktuar vetëm 10 ditë më pas.

E teksa rrefen historinë e jetës së tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, 54-vjeçari thotë se në shtëpinë e tij jeton aktualisht ish-bashkëshortja me të bijën.

Ai është kundër këtij vendimi dhe thotë se nuk do pranojë kurrë që ajo të jetojë në atë banesë, ndërkohë që ai endet rrugëve.

Sakaq vajzat e akuzojnë për sjellje të padenjë, për abuzim me alkoolin dhe dhunë, ndaj a nuk i afrohet dot madje as banesës për shkak të një urdhri mbrojtje, ndërkohë që ai nuk pranon asnjë nga akuzat dhe kërkon të bëhet drejtësi.

“Mener jush, kur i pashë unë, ky ia kishte futur kokën te gjoksi. Unë e njoha. Ajo i thoshte ik, ik”, rrëfen 54-vjeçari.

“Ajo më tha ‘të martojmë gocën’, dhe pastaj ma bëj mishin copa copa. Por unë i denoncova menjëherë në polici. Ata erdhën menjëherë, 3-4 policë. Por gjatë marrjes në pyetje faktet u deformuan. Gruaja me thoshte ‘unë me trupin tim bëj ç’të dua’. Por unë i thashë që kjo gjë nuk mund të ndodhë për sa kohë jemi bashkë, e jetonte me djersën time. Po ai ka bërë me llafe edhe gra të tjera aty”, thotë ai.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close