Shperndaje në Facebook.

Kinezët prezantojnë ndërtesën 26 katëshe të parkingut super modern (Foto)

Përpos numrit të madh të popullsisë, Kina është duke u ballafaquar edhe me hapësirat e pamjaftueshme për parkimin e veturave.

Megjithatë duket se edhe këtë problem janë duke e zgjedhur kompani të ndryshme, që po shprehin kreativitetin me projektet e tyre që po ua lehtëson punën edhe autoriteteve lokale që merren me problemet e përditshme të qytetarëve.

Ata tashmë kanë ndërtuar një ndërtesë shumë të lartë e mbuluar në të katër anët me xhama, dhe që është vetëm 58 metra katrorë e gjerë dhe mund të parkojë mbi 50 vetura.

“Me pak kreativitet kemi arritur të krijojmë hapësirë të mjaftueshme për veturat, duke mos e bllokuar hapësirën për këmbësorë apo projekte tjera”, ka deklaruar menaxheri i projektit Bo Xiaoming.

“Një hapësirë e vogël që zakonisht mund t’i zë vetëm tri vetura, me projektin e ri mund të parkohen 50”, ka shtuar Xiaoming.

Ndërtesa e xhamit është 54 metra e lartë apo 26 katëshe, dhe ka një ashensor të veçantë me të cilin transporton veturat deri në katin më të lartë. I gjithë procesi nga përdhes deri në katin më të lartë kërkon 70 sekonda.

Ky parking publik është i hapur për të gjithë qytetarët, dhe për një orë parkim kushton 5 yuan (apo 0.60 funte) ose 50 yuan (apo 5.9 funte) për një ditë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close