Shperndaje në Facebook.

KUJDES! Venat varikoze paralajmërojë këto dy sëmundje vdekjeprurëse

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës premenstruale tek gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e varikozuar etj.

Venat varikoze mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të problemeve me qarkullimin e gjakut dhe kanë pasoja fatale. Njerëzit që kanë këto vena në trupin e tyre, duhet të marrin parasysh se rrezikohen nga zhvillimi i trombozës së venave të thella ose embolizmi pulmonar.

Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kanë vena varikoze janë 5 herë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë trombozë të venave të thella, një mpiksje gjaku në këmbë që mund të çojë në prerje të gjymtyrëve deri në vdekje.

Këta persona janë gjithashtu 2 herë më të rrezikuar që të zhvillojnë embolizëm pulmonar, një mpiksje që kalon në mushkëri dhe mund të jetë vdekjeprurëse.

Ata janë gjithashtu dyfish më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundja arteriale periferale, që ul rrjedhjen e gjakut në krahë dhe këmbë.

Shperndaje në Facebook.