Shperndaje në Facebook.

Kujton mes lotësh vdekjen e vëllait, Maja: Si më adoptuan në Gjermani

Është këngëtarja e dashur e muzikës popullore nga Jugu, Maja Aliçkaj, ajo që ka ardhur me origjinalitet dhe ka treguar disa nga vështirësitë e jetës së saj mëngjesin e sotshëm.

Këngëtarja ka kujtuar momentet kur jetonte në Gjermani dhe problemet që ka hasur në këtë shtet, vite më parë.

Në emisionin “Rreze Dielli”, Maja ka kujtuar edhe një herë se ka jetuar plotë 14 vite jashtë shtetit dhe ka bërë punë nga më të ndryshmet aty.

Ajo rrëfen se si një zonjë gjermane e adoptoi edhe pse ishte mbi 18-vjeçe e gjithçka tjetër që ndodhi më pas.

Maja shprehet:

Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeç. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë, në teatër etj etj.

Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”.

Duke folur për muzikën dhe këngën, artistja nga Vlora shprehu vlerësim për këngëtarët e vërtetë si dhe habi për të gjithë ata që nuk kanë zë, por shesin veten si artistë. E madje, nuk nguroi as të tregonte një episod me një prej VIP-ave të njohur shqiptarë, por që vetë ajo nuk ia kishte haberin se kush ishte.

Këngëtarja tregoi:

Respektoj trurin e këtyre këngëtarëve. Si mund të bëhen këngëtarë, kur nuk dinë të këndojnë? E menaxhojnë veten shumë mirë. Është e padrejtë. Mua nuk më vjen mirë kur emra që dinë të këndojnë vihen baraz me ata që s’ia kanë haberin. Kjo është pjesa e keqe e kohës tonë, e internetit, e dixhitalizimit.

Duhet të ketë konkurrencë të drejtë, jo me kukulla. Na vjen një këngëtare shumë e njohur në një koncert, me një palë kofshë… celulit sa të duash. Them unë “pse s’i ka mbuluar të paktën”. Ishte VIP i famshëm. S’e di si i mbulojnë që duken kaq interesante në foto”

Ajo u tregua e tërhequr kur vjen puna për të treguar shifrat për të cilat pranon të paguhet kur merr pjesë në koncerte, ndërsa tregoi se e ndihmon i shoqi për menaxhimin e gjithçkaje.

Maja me bashkëshortin

Maja u ndal kalimthi edhe në një pjesë të hidhur të jetës së saj, e cila e largoi për një periudhë 3 mujore nga ekrani dhe skena.

Pasi prindërit i ndërruan jetë, Maja pësoi edhe një humbje tjetër të rëndë në dhjetor të vitit që lamë pas. Asaj i vdiq vëllai.

Maja me vellane

Maja me vëllanë

E përlotur, këngëtarja u shpreh në emision:

Jam tërhequr goxha që nga fatkeqësia e fundit, e cila ka ndodhur brenda tre muajsh. Kam qenë prezente vetëm në disa koncerte, por për mua ka qenë shumë e vështirë. Po u rrëzove, duhet të ngrihesh. Ne jemi disa motra dhe kishim vetëm atë vëlla…”

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close