Shperndaje në Facebook.

Lëvorja e portokallit dhe sekretet e saj

Pasi ta lexoni këtë tekst, lëvoren e portokallit kurrë më nuk do ta hidhni.

Është treguar që lëvorja e portokallit ka shumë efekte në përmirësimin e shëndetit sesa edhe vetë fryti i kësaj peme.

Përmban shumë kalcium, madje dyfish më shumë sesa bërthama dhe kështu forcon eshtrat.

Gjithashtu, për shkak të përmbajtjes së lartë të flavonoideve, lëvorja e kësaj peme mediterane rregullon shtypjen e gjakut dhe ul kolesterinën.

Lëvorja e portokallit përmban 60 lloje të flavonoideve dhe më shumë se 170 lloje të fitonutricientëve, përpos që është e pasur me vitamina, pektina, minerale dhe fibra.

Gjithashtu, për shkak të antioksidanseve të përmendura, është shumë e dobishme në rastet e preventivës, pra edhe të shërimit të kancerit.

Studimet tregojnë se lëvorja e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

Është e pasur me vitaminën C, është konstatuar që lëvorja e portokallit është një ndër artikujt më të shëndetshëm të cilin deri tani e kemi injoruar.

Lëvorja e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë depërtimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

Nëse ju vjen era e keqe nga goja, përtypni lëvore të portokallit në vend të çamçakëzit, ku era e keqe do t’iu largohet si me dorë.

Meqenëse shija nuk është e ëmbël sa edhe vetë fryti, mund ta përdorni të grirë në rende për sallata, madje është i mirë edhe të përgatitet si çaj.

Konsumimi me shtesa apo ngrënia vetëm e lëvores organike, i bëni organizmit tuaj një favor të madh.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close