Shperndaje në Facebook.

I lindur në Zvicër u bë hero i Serbisë, e jo si zviceranët e Kosovës

Serbia me fitoren e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë arriti të kualifikohet për në botërorin Rusia 2018, ndërsa Kosova e përmbylli garën e grupeve pa asnjë fitore dhe me vetëm një pikë, 3 gola të shënuar dhe 24 të pranuar, shkruan gazetametro.net.

Golin e vetëm për Serbinë, mbrëmë në minutën e 74 të lojës e shënoi Aleksandar Prijovic, i lindur në Zvicër.

Ai tha se nuk është me rëndësi se ku ka lindur, pasi ndihet dhe është 100 për qind serb.

“Nuk është me rëndësi se ku jam lindur, unë jam serb dhe këtë gjithmonë kam thënë. Jam serb 100 për qind. Ashtu ndihem, kjo është ditë e madhe për mua. Kam pranuar shumë porosi dhe thirrje, urime nga Zvicra. Më e rëndësishmja është fitorja, e jo kush ka dhënë gol. Aty jam kur është vështirë, kur vendoset, ky është shënimi im më i dashur në karrierë”, përfundon Prijovic.

Aleksandar Prijovic është lindur para 27 viteve në Sent Galen, babai Milenko është i lindur në Priboj ndërsa nëna Marijana në Prnjavor.

Ndërsa, edhe pse shqiptarët kanë dëshirë t’i thurin lavde vetës për patriotizëm dhe atdhedashuri, asnjë nga yjet e futbollit botëror nuk pranoi që të vijë dhe të luaj për përfaqësuesen e Kosovës.

Shumica prej tyre nxorën nga 100 arsye, për të mos i sakrifikuar interesat personale. E kishte nga ata si rasti i Adnan Jonuzajt, që nuk u përgjigjeshin fare thirrjeve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close