Shperndaje në Facebook.

Lypësi që u bë një milioner donte ta shpërblente zonjën që i ndryshoi jetën, por ajo nuk pranoi

25 vjet më parë, 17-vjeçari Ai Rongfeng la fshatin e tij me dy miqtë e tij dhe u nis për në ‘Taizhou City’ në provincën Zheijang të Kinës. Ai Rongfeng ishte i vendosur për të gjetur një punë në qytet për të mbështetur familjen e tij në vështirësi. Miqtë e tij gjithashtu kishin të njëjtën ëndërr.

Megjithatë, ëndrrat e tyre dukeshin pothuajse te pamundura për t’u arritur ,kur ata vazhdonin të refuzoheshin nga punedhenesit.Treshja u detyrua te dilte ne rruge per te lypur.

Ata kurrë nuk e kishin imagjinuar se do te largoheshin nga fshati i tyre per te lypur ne rruge

Një ditë, Ai Rongfeng dhe shokët e tij arritën në një restorant te vogel që ishte i mbushur me klientë. Për fat të keq, ata vetëm mund të shihnin nga jashtë dyqanit pasi një pjate me makarona ishte mjaft e kushtueshme për ta.

Ata nuk e dinin se pronarja e dyqanit i vëzhgonte ata tek qendronin përpara dyqanit të saj. Dai Xingfen, pronarja e dyqanit ishte duke u shërbyer klientëve të saj kur pa djemtë.

Ajo ishte e sigurt se të tre dukeshin të uritur,keshtu qe i ftoi djemtë të hanin falas. Më vonë, ajo mësoi se Ai Rongfeng dhe miqtë e tij kishin qenë duke lypur në rrugë për disa ditë, kështu që ajo më vonë i ftoi ata të qëndronin në banesën e saj të vogël, ku jetonte me burrin e saj.

Atë natë, Dai Xingfen u përpoq të kontaktoje miqtë e saj që punonin në fabrikat e afërta dhe i pyeti nëse kishin ndonjë vend pune të lirë për djemtë. Për fat të keq, në atë moment nuk kishte vende te lira.

Duke parë djemtë te deshperuar per te ndryshuar jeten e tyre,Dai Xingfen më vonë u tha atyre të shkonin të kërkonin punë në qytetin e afërt të Huangyan. Ajo gjithashtu u pagoi biletat e trenit

Djemtë u nisën shume shpejt për ne qytet. Doli se fati i tyre ishte në kete qytet, kur të tre filluan një punë në një fabrikë mobiljesh. Atje, Ai Rongfeng punoi shumë dhe u be shumë i aftë. Vite më vonë, ai më në fund hapi biznesin e tij në qytetin Shenyang të provincës Liaoning.

Falë përkushtimit të tij, punës së madhe dhe këmbënguljes, ai tani është Kryetar i Grupit Shenyang Jiu Jiu Li Feng dhe gjithashtu një lider në industrinë lokale të orendive dhe bojës. Ai Rongfeng u bë një multi-milioner nga te ardhurat e biznesit te tij.

Megjithëse ai tani është një milioner, ai kurrë nuk harron mbeshtetjen e Dai Xingfen “Pasuria nuk është aq e rëndësishme sa ndershmeria” ishte ajo që Dai Xingfen i tha atij, në qoftë se ai do te behej një njeri i suksesshëm në të ardhmen. Tani, jo vetëm që ai është i pasur, por është gjithashtu krenar që jeton me ndershmeri.

Vitet kanë kaluar por Ai Rongfeng ende mban mend Dai Xingfen, gruan qe e ndihmoi dhe e besoi atë dhe miqtë e tij kur askush nuk e bëri. Pra, në vitin 2014, Ai Rongfeng u kthye në Taizhou City për të kërkuar Xingfen. Fatmiresisht, gruaja zemergjere ende punonte ne te njejtin restorant

Ai Rongfeng u ritakua me Dai Xingfen dhe madje ofroi 80 mijë dollarë amerikane për të riparuar shtëpinë e saj të vjetër. Për atë, ishte një sasi e vogël në krahasim me ndihmën e Dai Xingfen. Megjithatë, gruaja e vjetër refuzoi ofertën e tij dhe tha se ajo nuk e ndihmoi atë që të fitonte diçka në këmbim. 25 vjet më parë, ajo sinqerisht donte ti ndihmonte të rinjte për shkak të dhembshurisë.

Ai Rongfeng më pas i ofroi një pllake të madhe ne te cilen shkruhej: ‘Mirënjohje pa fund’ për Dai Xingfen qe ta vendoste në dyqanin e saj.

Ai është vërtet mirënjohës për atë cka beri Dai Xingfen per te dhe miqte e tij.
Kjo është një histori që na mëson se si një akt i vogël mirësie mund të ndryshojë përgjithmonë jetën e dikujt.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close