Shperndaje në Facebook.

Mani i zi kundër diabetit – Si bëhet ky çaj shërues?

Për të shëruar diabetin me ndihmën e manit të zi përgatitni çaj sipas recetës të cilën mund ta lexoni në vijim.

Mani i zi është artikull i shëndetshëm, i shijshëm dhe i dobishëm në shumë mënyra.

Mani i zi mund të jetë zëvendësim natyral i sheqerit. Është ushqim i shëndetshëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët shtëpiake.

Frytet e pjekura dhe aromatike ngjyrë vjollce të errët hahen të freskëta, të përpunuara apo të thara.

Të thara mund të zëvendësojnë sheqerin dhe për këtë shkak bluhen dhe përdoren si shtojcë për gatimin e ëmbëlsirave.

Shërbejnë edhe për përpunimin e lëngjeve, kompostove, xhelatinës, shurupit dhe produkteve të tjera të ngjashme. Nga lëngjet e kulluara përftohet shurupi i cili të rikujton mjaltin.

Në mjekësinë popullore frytet e freskëta të papjekura jepen kundër diarresë, ndërkaq të pjekurat si laksativ i butë.

Lëngu i manit të zi është antiseptik dhe jepet për kollitje më të lehtë, kundër djersitjes dhe lagies, si edhe për shpëlarje të fytit kur keni inflamacion dhe shpëlarje të gavrës së gojës.

Përgatitja e çajit nga mani i zi

Në gjysmë litri ujë të vluar qiten 50 gramë fletë të grimcuara të manit të zi dhe lihen 10 orë të mbyllura me kapak, duke e përzier herë pas here. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Në Kinë është njohur edhe korja e manit si përbërës i përzierjeve bimore për shërimin e diabetit, ndërsa në Evropën Perëndimore dhe te ne në Ballkan me të njëjtin qëllim përdoren fletët e thata të manit të cilat diku si pluhur qiten në ushqim (për shembull në perime dhe barishte).

Konsiderohet që mani i zi vepron kundër diabetit për shkak të vitaminës B2 e cila gjendet në të.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close