Shperndaje në Facebook.

Mijëra nëna kanë lindur foshnja duke qënë të virgjëra, studimi që po “shkund” botën

Rezultatet e një studimi afatgjatë mbi shëndetin riprodhues, botuar në Revistën Mjekësore Britanike ka zbuluar se 1 në 200 gra në SHBA pretendojnë se kanë bërë lindje pa pasur marrëdhënie seksuale.

Raportet janë bazuar në një studim të 7870 grave dhe vajzave nga mosha 15 deri 28 vjeç, si pjesë e Studimit Kombëtar Gjatësor të Shëndetit të Adoleshentëve që është kryer nga viti 1995 deri më 2009 0-ën.

Numri i botuar për Krishtlindje i BMJ-së raporton se nga gratë që kanë marrë pjesë në studim, 45 (0.5%) kanë raportuar të paktën një shtatzëni të virgjër “të palidhur me përdorimin e teknologjive të asistuara riprodhuese”.

Me pak fjalë, ato pretendojnë se kanë ngjizur – dhe nuk kanë pasur penetrim vaginal apo fertilizim in-vitro (IVF).

Artikulli i MBJ-së vëren se lindjet e virgjëra apo partenogjenezat ( nga greqishtja parthenos për e virgjër dhe genesis për lindje), mund të ndodhë tek jonjerëzorët si pasojë e “riprodhimit aseksual, ku rritja dhe zhvillimi i embrionit ndodh pa fertilizim.”

Artikulli vëren se gjithashtu historia e lindjes së Jezuit nga Virgjëresha Mari, partenogjeneza shpesh shfaqet në kulturën popullore, “përfshirë filmin e suksesshëm të Spielberg Jurassic Park3 dhe episodin e 2008-ës të Dr Who, “Partnerë në Krim”.

Për studimin e shtatzënive të supozuara të virgjra, kërkuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill kanë analizuar të dhëna nga mijëra vajza adoleshente dhe gra të reja që kanë marrë pjesë në studimin e gjatë.

Ata kanë zbuluar se vajzat e mbetura shtatzëna, pavarësisht pretendimit se nuk kanë bërë seks në kohën e ngjizjes, kanë ndarë karakteristika të përbashkëta.

Tridhjetenjë përqind e vajzave kanë firmosur të ashtuquajturin “betim i dëlirësisë”, ku ato zotohen zakonisht për arsye fetare – të mos kryejnë seks. Pesëmbëdhjetë përqind e jo të virgjrave që kanë mbetur shtatzëna gjithashtu kanë thënë se kanë firmosur betime të tilla.

Dyzetepesë virgjëreshat e vetëpërshkruara që kanë raportuar se kanë mbetur shtatzëna dhe tridhjetegjashtë që kanë lindur kishin gjithashtu më shumë gjasa se jo të virgjrat të thoshin se prindërit e tyre kurrë ose rrallë kishin folur me to rreth seksit dhe kontrollit të lindjeve.

Afro 28 përqind e prindërve të “nënave të virgjëra” ( që u intervistuan gjithashtu) treguan se nuk kishin mjaftueshëm njohuri për të diskutuar rreth seksit dhe kontraceptimit me vajzat e tyre, krahasuar me 5 përqind të prindërve të vajzave që mbetën shtatzëna dhe thanë se kishin kryer marrëdhënie.

Autorët e studimit, e titulluar “Si një (nënë) virgjëreshë”- thonë se pretendime kaq shkencërisht të pamundura u tregojnë kërkuesve se duhet të kujdesen në interpretimin e sjelljeve të vetë raportuara. Kujtesa e dobët, bindjet dhe dëshirat mund t’u shkaktojnë njerëzve të gabojnë në atë çka u thonë shkencëtarëve.

Shperndaje në Facebook.