Shperndaje në Facebook.

Mimoza Shkodra publikon fotografi duke u puthur me Seldin

Kur u zbulua se po kalonin me njëri-tjetrin, lidhja e tyre bëri bujë të madhe në media .

Fjala është për çiftin Mimoza Shkodra e Seldi Qalliu të cilët lidhjen e tyre e patën konfirmuar zyrtarisht kah mesi i muajtit tetor të vitit që shkoi.

Ata madje patën publikuar një këngë të përbashkët që ia kishin dedikuar dashurisë së njëri-tjetrit e edhe e kishin titulluar “Dashni”, për të marrë kështu pothuajse 20 milionë shikime në YouTube.E sot është pikërisht Mimoza ajo e cila nuk resht së publikuari imazhe nga më të ndryshmet me dashurinë e jetës së saj, Seldin.

Këta të fundit bazuar në imazhet e videot që i kanë publikuar në 24-orëshin e fundit po duket si po i shijojnë në maksimum shëtitjet e pushimet.

Bazuar në etiketimin e bërë, Seldi e Mimoza tashmë gjenden në Venecia të Italisë. Ata dje i kanë befasuar ndjekësit kur kanë publikuar një imazh ku shishin të dy ulur në një barkë dhe putheshin.

Edhe në një video tjetër që kishte publikuar, shihet Seldi përderisa i drejtohet të gjithë atyre që e kanë pyetur se ku ndodheshin. ky i fundit si me shaka iu drejtohet “Kjo këtu është Tirana, kështu do të bëhet Tirana pas 40-vjetësh”

Shperndaje në Facebook.