Shperndaje në Facebook.

Mjekët zbulojnë sëmundjen e vështirë që po kalon nëna e Edi Ramës

Ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë kryeministri Rama, e ëma e tij, Aneta Rama vuan nga një sëmundje e vështirë.

Mjekët pohojnë për GSh.al se para pak muajsh ajo i është nënshtruar një operacioni në toraks e sipas tyre, gjendja e saj po mbahet nën kontroll.

E vetmja herë që Aneta Rama është parë të lëvizë, ishte data 11 e këtij muaji, ditë që lidhet me 20-vjetorin e humbjes së bashkëshortit të saj, z. Kristaq Rama.

Ajo ka qenë në varrezat e Sharrës ku prehet skulptori, dalje e cila është konsultuar paraprakisht me mjekët dhe është realizuar në kushte të veçanta.

Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të tërhequr titullin akorduar të së ëmës “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë.

Në faqen e tij në “Facebook”, krahas falënderimit, kreu i qeverisë përmendi edhe sëmundjen e vështirë që po kalon e ëma e tij.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close