Shperndaje në Facebook.

Nëna fatkeqe nuk e përcolli dot as Noemin për në banesën e fundit, ajo “dergjet” në spital dhe i kërkon pa pushim (foto)

Askush nuk ka marrë ende guximin që t’i rrëfejë Evis Prekës që 3 fëmijët dhe bashkëshorti i saj janë ndarë nga jeta.

37-vjeçarja ndodhet në spitalin e Shkodrës, duke u kuruar për plagët e marra në aksidentit tragjik që shuajti familjen e Edmond Prekës.

Ditën e sotme lotët dhe dhimbja ishin të pamasa në familjen Preka, pasi Noemit ju dha lamtumira e fundit.

10-vjeçarja Noem Preka sot përcillet për në banesën e fundit.

Vogëlushja humbi jetën dje, pasi qëndroi në koma prej të dielës kur makina me të cilën udhëtonte familja e saj u përfshi në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbën jetën edhe i ati i saj, motra dhe vëllai 9 muajsh i Noemit.

Lajme Globale ngushëllon familjen Preka.

Shperndaje në Facebook.