Shperndaje në Facebook.

Nëna shpërndanë fotografinë e djalit të saj në arkivol, për të treguar se kush e bëri këtë

Një nënë zemërthyer ka ndarë një fotografi të trupit të djalit të saj në arkivolin e tij, pasi ai u dërgua drejt vetëvrasjes nga ngacmuesit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Cheryl Hudson e cila së pari ndau foton e djalit të saj Andy Leach në Facebook, por i dha leje mediave që ta rishpërndajnë atë.

Pamja, e cila është më poshtë, mund të shkaktojë shqetësime, por ajo shpreson se do t’i inkurajojë ata që ngacmojnë të tjerët që të mendojnë më me kujdes për efektet e mizorisë së tyre.

Andy, 12 vjeç, u gjet i varur në garazhin e babait të tij në Southaven, Misisipi, të martën e kaluar pas muajsh kërcënimesh nga shokët e klasës që e torturuan atë.

“Ai ishte ngacmuar gjatë shumicës së vitit shkollor”. Andy ishte një klasë e gjashtë në Southaven Middle School.

Ajo tha se kriminelët, të cilët tani janë duke u hetuar nga policia, filluan duke i vënë emra nënçmues atij dhe duke përshkallëzuar sjelljen e tyre.

“Ne biseduam me shkollën disa herë, dhe ata nuk bënin shumë për këtë. Ky nuk është rasti i parë ku ata nuk kanë bërë asgjë”, citohet të ketë thënë ajo.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close