Shperndaje në Facebook.

Njihuni me burrin i cili dëshiron ta lë duhanin në moshën 114 vjeçare

Fredie Blom nga Cape Town i Afrikës së Jugut, që beson të jetë burri më i vjetër në botë, ka bërë të ditura planet për të lënë duhanin.

Për disa dekada me radhë, ai përdorë një sistem të lirë vendas, të mbështjelljes së duhanit me letra gazetash.

Tani që festoi ditëlindjen e 114-të dhe njihet si ‘jo zyrtarisht më i vjetri në botë’, i ka hyrë rrugës të tregojë se kurrë nuk është vonë për të ndryshuar. “I tymosi nga dy apo tri cigare në ditë, pasi nuk pi duhanin e zakonshëm. Por, janë të forta dhe po më mundojnë”, ka thënë Blom.

Madje, pas çdo cigareje, ai pretendon të mos e ndezë ndonjë tjetër, por se ‘ia kërkon gjoksi nga një tym’. Pensionisti që gjithmonë është marrë me fermë, beson se është njeriu më i vjetër në botë, por kjo duhet të vërtetohet, ndërsa i mungojnë disa dokumente.

Në anën tjetër, Libri i Rekordeve të Ginisit, që kërkon rregulla dhe dokumente adekuate, si njeriun më të vjetër e njeh Masazo Nonaka që ka 112 vjet.

“Jam mirë dhe shëndosh, por këmbët nuk i kam si dikur. Besoj se do jetoj edhe ca vite”, ka thënë Blom. Përkundër më shumë se një shekulli jetë dhe tymosjes së vazhdueshme, ai ka gjendje të mirë shëndetësore, teksa ende i kryen vetëm të gjitha obligimet personale.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close