Shperndaje në Facebook.

Njihuni me qytetin më të shtrenjtë në botë

Për të katërtin vit radhazi, Singapori ka fituar titullin e qytetit më të shtrenjtë në botë, sipas sondazhit të Economic Intelligence Unit (EIU)

Hong-Kongu është në vendin e dytë, i ndjekur nga Cyrihu në Zvicër dhe nga qytetet japoneze Tokio dhe Osaka.

Megjithëse mban vendin e parë, raporti i njëjtë tregon se Singapori është ende “më i lirë në disa kategori, krahasuar me konkurrentët e tij rajonalë”.

Singapori është më i lirë kur bëhet fjalë për kujdesin personal dhe sendet shtëpiake, por është qyteti më i shtrenjtë në botë për blerjen dhe ngasjen e një makine dhe destinacioni i dytë më i shtrenjtë për blerjen e rrobave. Sa i përket ushqimit dhe pijeve, qyteti është në të njëjtin nivel me Shangain”, thuhet në raport.

Dhjetë qytetet më të shtrenjta janë Seuli (Koreja e Jugut), Gjenevë (Zvicër), Paris (Francë), Nju-Jork (SHBA) dhe Kopenhagë (Danimarkë).

Qytetet më të lira për jetesë: Almaty (Kazakistan), Lagos (Nigeri) dhe Bangalore (Indi) janë në krye të listës.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close