Shperndaje në Facebook.

Probleme me stresin?! Ja si ndikojnë arrat për t’a shmangur

Arrat ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore për organizmin.

Ato forcojnë zemrën dhe ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tumorale. Arrat ofrojnë një larmi përfitimesh shëndetësore për organizmin. Ato forcojnë zemrën dhe ulin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tumorale. Arrat janë një thesar i mirëfilltë antioksidantësh të cilët përmirësojnë funksionet e trurit dhe ulin kolesterolin.

Kërkimet më të fundit shkencore kanë hedhur dritë edhe mbi rolin e arrave në përmirësimin e florës bakteriale në stomak. Një dokument i publikuar nga Universiteti i Illinois në SHBA nxjerr në pah mënyrat se si arrat ndikojnë në mirëqenien e florës bakteriale e cila përbëhet nga miliarda mikro organizma që gjenden kryesisht në stomak.

Arrat janë një burim i vyer i fibrës. Kjo e fundit ndihmon në krijimin e një flore të larmishme bakteriale që është më e fortë kundër sëmundjeve që i kanosen sistemit tretës.

Roli i Arrave Në Përmirësimin E Florës Bakteriale

Shkencëtarët e Universitetit të Illinois thanë se konsumi i rregullt i arrave, rrit nivelet e tre baktereve kryesore në stomak: Faecalibacterium, Roseburia, dhe Clostridium. Këto tre baktere prodhojnë një nënprodukt metabolik që përmirëson shëndetin e zorrës së trashë.

Arrat Ulin Nivelin E Acideve Kancerogjene Biliare

Studiuesit thonë se njerëzit që konsumojnë arra kanë nivele më të ulëta të acideve dytësore biliare. Zakonisht, acidet biliare ndihmojnë në përthithjen e lipideve, kolesterolit dhe disa vitaminave në sistemin tretës. Por disa prej tyre janë toksike. Acidet biliare futen në dy kategori: primare dhe dytësore. Këto të fundit njihen për kontributin e tyre në shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Shëndeti i sistemit tretës është i lidhur ngushtë me shëndetin e të gjithë organizmit, veçanërisht zemrën dhe trurin. Arrat janë përshkruar gjithmonë si një super ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3.

Këto acide yndyrore janë të dobishme jo vetëm për shëndetin e zemrës por edhe të trurit. Përpos tyre, arrat përmbajnë edhe acid linolenik, fibër, dhe polifenolë. Të gjithë këto përbërës, i bëjnë arrat të dobishme kundër inflamacionit, kancerit dhe sëmundjeve nervore.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close