Shperndaje në Facebook.

Pse dalja e parë publike e Harry dhe Meghan ishte aq ndryshe nga ajo e William dhe Kate?

Edhe pse Meghan Markle dhe Princ Harry e kanë shtyrë formalisht muajin e tyre të mjaltit, ata janë padyshim në një periudhë muaji mjalti në marrëdhënien e tyre. Në daljen e parë publike si burrë e grua ata ishin totalisht të fokusuar tek njëri-tjetri.

Ndërsa morën pjesë në ceremoninë e mbajtur me rastin e 70-vjetorit të Princit Charles në Buckingham Palace, ata u shfaqën për krahu ndërsa përshëndesnin të ftuarit.

Meghan gjithashtu i ka vendosur dorën në shpinë bashkëshortit të saj teksa dolën nga ceremonia së bashku.

Nuk është hera e parë që çifti shfaq sjellje të tilla. Madje edhe gjatë ceremonisë së dasmës, Princ Harry u pa të fërkonte dorën e nuses.

Gjuha e tyre e trupit ishte shumë e ndryshme nga ajo e Princit William dhe Kate Middleton në daljen e parë zyrtare si burrë e grua, shtatë vjet më parë, gjatë një takimi me ish-presidentin Obama dhe bashkëshorten e tij Michelle Obama, në Buckingham Palace.

Nuk ka në fakt asnjë rregull të shkruar në protokoll se çiftet mbretërore s’mund të prekin njëri-tjetrin, por William dhe Kate kanë më pak gjasa ta bëjnë këtë sepse janë përfaqësues të punëve të Monarkisë Britanike dhe duan të mbeten më profesionalë.

Princi William është i dyti në vijën e fronit pas Princit Charles. Ai dhe Kate do të jenë Mbreti dhe Mbretëresha Consort një ditë, kështu që duhet ta ndjekin protokollin më me përpikmëri, ndërsa Harry dhe Meghan mund t’i thyejnë disi rregullat.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close