Shperndaje në Facebook.

Rrihet keq këngëtarja shqiptare: Atë femër e ka pushtuar djalli

Këngëtarja nga Kosova, BabyG është dhunuar keq nga një prej femrave që ajo thotë se e ka pasur mikeshë.

Vajza në fjalë quhet Bleta Gashi dhe sipas këngëtares, ajo e ka sulmuar pa pasur asnjë motiv, e për më tepër, as nuk kanë bërë sherr bashkë.

Nga pamjet duket që BabyG është dhunuar rëndshëm, aq sa i është dashur ndihmë mjekësore.

Ajo shkruan në foton që ka publikuar vetë:

Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storin time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse jeni vetëm… Çfarë duhet të bëja??”
Ajo më pas në disa postime të ndryshme ka shpjeguar situatën duke thënë se:

Unë nuk e prisja nga një person të cilin e kam konsideruar si mikeshë, kemi fjetur dhe ngrënë bashkë. As armikut nuk i bëhet kjo, e jo shoqes së ngushtë. Nuk ishte një sherr ishte ajo që erdhi dhe më sulmoi unë iu ktheva dhe nuk dija asgjë.
Ajo femër ka djallin brenda dhe duhet t’i qëndrojmë larg, këtë e ka deklaruar vet në polici. Nuk e dinë se ata nuk më lëndojnë vetëm mua por edhe familjen time dhe miqtë e mi.
Dua ti bëj thirrje të gjitha vajzave të jenë të forta dhe ta mbështesim njëra tjetrën e jo ta sulmojmë nga xhelozia që kemi.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close