Shperndaje në Facebook.

Rrihet një avokate në Shkodër, ajo po përpiqej të…

Një avokate nga Lezha ka përfunduar pre e dhunës në Shkodër. Ajo ka ardhur për të ushtruar detyrën e saj për një klient, por klienti e ka goditur avokaten dhe e ka penguar që të bëjë detyrën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukël teksa shtetasi Z.N 67 vjeç, invalid prej 24 vitesh e ka goditur avokaten, shtetasen Sh,M 53 vjeçe, banuese në Lezhë.

Pas kësaj ngjarje në banesën e 67 vjeçarit kanë mbërritur forcat e policisë për të sqaruar atë që ka ndodhur. Shtetasi Z.N pasi ka goditur dhe penguar avokaten Sh.M është proceduar penalisht por në gjendje të lirë. Ky është njoftimi i policisë për këtë ngjarje:

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin Z.N, vjeç 67, banues në fshatin Kukël, invalid prej 24 vitesh, pasi ka goditur e penguar të ushtrojë detyrën, shtetasen SH.M vjeç 53, (avokate) banuese në Lezhë. Nenet 90, 119 e 235 të Kodit Penal.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close