Shperndaje në Facebook.

Shenjat që paralajmërojnë për çrregullim hormonal

Ndiheni të fryrë, të acaruar ose thjesht nuk është dita juaj më e mirë? Çrregullimi hormonal mund të jetë fajtori. Hormonet janë “dërgues” kimikë që ndikojnë në mënyrën si qelizat dhe organet funksionojnë.

Është normale që nivelet e tyre të ndryshojnë në momente të ndryshme të jetës, si para ose gjatë ciklit menstrual ose shtatzënisë, ose gjatë menopauzës. Por, edhe disa ilaçe dhe gjendje shëndetësore mund të shkaktojnë rritje ose rënie të niveleve të hormoneve.

Ja cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për çrregullim hormonal:

Perioda të çrregullta

Zakonisht grave iu vijnë periodat çdo 21 deri 35 ditë. Nëse nuk ndodh e njëjta gjë me ju (nëse vonohen më shumë seç duhet ose nuk vijnë për disa muaj), mund të tregojë se keni shumë ose pak hormone të estrogjenit ose progesteronit. Nëse jeni në të 40-at ose në fillim të 50-ave, arsyeja mund të jetë perimenopauza, koha para menopauzës. Periodat e çrregullta mund të jetë edhe simptomë e një problemi shëndetësor, si sindroma e vezores policistike, për shembull. Flisni me mjekun.

Probleme me gjumin

Nëse nuk bëni gjumë të rehatshëm, rol mund të kenë edhe hormonet. Progesteroni, një hormon i prodhuar nga vezoret, ndihmon që ju të flini, Nëse nivelet janë më të ulëta se zakonisht, e keni më të vështirë që të bëni një gjumë të rehatshëm. Nivelet e ulëta të estrogjenit gjithashtu mund të shkaktojnë afshe të nxehta dhe djersitje gjatë natës.

Akne

Shfaqja e akneve para ose gjatë ciklit menstrual është normale. Por, nëse bëhen kronike, mund të jenë simptomë e ndonjë problemi hormonaë. Nivelet e larta të androgjenit (hormon “mashkullor” që e kanë si burrat ashtu edhe gratë) mund të shkaktojnë mbingarkesë të gjëndrave dhjamore. Androgjenët ndihmojnë gjithashtu edhe tek qelizat e lëkurës brenda dhe përreth folikulave të flokëve. Të dyja këto mund të shkaktojnë mbyllje të poreve dhe akne.

Probleme me kujtesën

Ndryshimet në nivelet e hormoneve të estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë “mjegullim” dhe probleme me kujtesën. Disa ekspertë mendojnë se estrogjenit mund të ndikojë tek neurotransmetuesit në tru. Problemet me kujtesën dhe përqendrimin janë sidomos të zakonshme gjatë fazës para dhe gjatë menopauzës. Por, mund të jenë gjithashtu simptomë e një gjendje tjetër të lidhur me hormonet, si sëmundja e tiroideve. Flisni me mjekun nëse edhe ju i keni këto simptoma.

Lodhje, plogështi

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës? Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale. Nivelet e larta të progesteronit ju shkaktojnë përgjumje. Dhe, nëse tiroidja- gjëndra në formë fluture në qafë – prodhon më pak hormone seç duhet – mund t’ju shterojnë energjitë. Me anë të një analize të thjeshtë të gjakut mund të zbuloni nëse nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta. Nëse po, duhet të merrni trajtim mjekësor.

Luhatje të humorit dhe depresion

Rënia e niveleve të hormoneve ose ndryshimeve të shpeshta të tyre mund të shkaktojnë luhatje të humorit. Estrogjeni ndikon tek kimikatet në tru si serotonia, dopamina dhe norepineferine. Hormone të tjera, që bëjnë të njëjtën rrugë si neurotransmetuesit, gjithashtu luajnë një rol në mënyrën si ndiheni.

Probleme me stomakun

Zorra është e rrethuar nga qeliza të vogla, të quajtur receptorë, që reagojnë ndaj estrogjenit dhe progesteronit. Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë më të larta ose më të ulëta se zakonisht, mund të vëreni ndryshime në mënyrën si tresni ushqimet. Ja përse diarreja, dhimbjet e stomakut, fryrja e barkut dhe të përzierat shfaqen para ose gjatë ciklit menstrual.

Shtim në peshë

Kur ndiheni të acaruar ose të mërzitur, doni të hani edhe më shumë. Ja pse rënia e niveleve të hormoneve të estrogjenit lidhet me shtimin në peshë.

Dhimbje koke

Është normale që të keni dhimbje koke para ose gjatë ciklit menstrual, kur nivelet e estrogjenit janë në rënie.

Thatësi vaginale

Rënia e niveleve të hormoneve të estrogjenit bën që indet vaginale të jenë më të holla, më të thata, më pak elastike dhe më delikate.

Humbje të dëshirës seksuale

Shumë njerëz i mendojnë testosteronet si hormoni mashkullor, kur në fakt prodhohen edhe në trupin e femrës. Nëse nivelet e testosteronit janë më të ulëta se zakonisht, mund të keni më pak interes për marrëdhënie seksuale.

Ndryshime të gjoksit

Rënia e niveleve të estrogjenit mund t’i bëjë indet e gjoksit më pak të dendura. Ndërsa rritja e niveleve të hormoneve mund të shkaktojë dendësim të këtyre indeve, madje mund të shkaktojë edhe gjëndra të reja ose ciste. Flisni me mjekun nëse vëreni ndryshime në gjoks, edhe nëse nuk keni ndonjë simptomë tjetër që ju shqetëson.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close