Shperndaje në Facebook.

Shkon për të abortuar, grruaja shtatzënë del nga klinika siç nuk ja kishte marrë mendja

Një grua shtatzënë kishte lindur beben e saj në një klinikë aborti, gjatë një vizite për një konsultim rreth një ndërprerje të shtatzënisë.

Siç raportojnë mediat e huaja, gruaja, e cila nuk është identifikuar, shkoi në klinikë për të bërë një skanim në klinikën “Jackson Women’s Health Organization”, në Jackson, Missisipi.

Por pasi kishte shkuar atje, mjeku kishte vlerësuar se nuk do të mund të bëhej ndërprerja e shtatzënisë, sepse bebja vetëm se “ishte gati për të dalë”.

Mjeku në fjalë, i cili thuhet se është i vetmi në atë rajon që kryen ndërprerje të shtatzënisë – ndihmoi lindjen e bebes, duke thënë se ajo si dhe nëna e saj, tanimë janë në gjendje të mirë.

Klinika nuk e ka konfirmuar fazën e shtatzënisë së gruas, por ka një politikë të brendshme që përcakton se nuk kryen aborte pas 16 javësh.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close