Shperndaje në Facebook.

Si ti pastroni midhjet në vetëm 5 minuta!

Jane nje nga produktet e detit qe jane aq te shijshme dhe mjaft te lehta per tu gatuar.

Por kane nje specifike ne te pastruar. E me keto keshilla me poshte ne jua bejme me te lehte procesin e te pastruarit te midhjeve.

Si t’i pastroni midhjet

Midhjet mund ta kenë guackën e mbyllur dhe plot më baltë.

Ndaj lërini për disa minuta në një tas me ujë të ftohtë.

Më pas me një furçë ose sfungjer pastrojini sipërfaqet e guackave që të hiqni çdo papastërti.

Tërhiqni më pas me forcë fijen e rrjetës që ka mbetur e ngjitur tek midhjet.

Shpëlajini sërish dhe vendosini në një tigan të ngrohtë, që të jenë vetëm në një shtresë dhe mbulojini me kapak.

Lërini të gatuhen për disa minuta, derisa të mos jenë hapur të gjitha.

Hiqini, vendosini në një enë dhe filtrojeni mirë lëngun e tyre.

Mund t’a përdorni për salca apo mbushje të ndryshme.

Nëse dëshironi t’i hapni të gjalla, fusni një thikë mes 2 shtresave dhe me lëvizje të kujdesshme hapini.

Futeni thikën poshtë tulit dhe me shumë kujds së mos e prishni, shkëputeni nga guacka.

Ja disa ide se si mund t’i përdorni në gatim

*Me bukë, qepë, verë të bardhë dhe majdanoz.

*Me domate të vogla të freskëta, hudhër, qepë, piper dhe majdanoz.

*Me piper, një nga recetat më klasike; hidhni majdanoz, hudhër dhe piper.

*Të marinuara, me verë të bardhë, hudhër, majdanoz dhe spec djegës.

*Një tjetër recetë klasike: gratinata, me majdanoz, hudhër dhe bukë të grirë sipër guackës.

*Midhje mbi një shtresë speci të pjekur me një gllënjkë uthull balsamike

*Të kavardisur me lëng domatesh, për t’u ngrënë më vete ose me bukë të thekur.

Me oriz dhe patate; një recetë e pazëvendësueshme.

*Direkt nga Spanja, oriz me midhje dhe karkaleca.

*Të kaluara në miell, vezë të rrahur, më pas në bukë të grirë dhe në fund të skuqura në vaj të bollshëm.

*Së bashku me goca deti dhe karkalecat, midhjet krijojnë një pjatë me fruta deti të cilës nuk mund t’i rezistosh.

Shperndaje në Facebook.