Shperndaje në Facebook.

“Silleni me forcë Tom Doshin e Mark Frrokun”, gjyqtarja jep urdhër të prerë

Deputeti Tom Dosh, ish-kolegu i tij Mark Frroku, i sapo liruar nga burgu dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim. Për këtë arsye është kërkuar dërgimi me forcë para gjykatës.

Sipas prokurorisë, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin krijuan prova të rreme me qëllim që ndaj të niste një hetim penal ndaj Ilir Metës (kryeparlamentar në kohën kur u regjistrua video).

Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.

Çështja e tyre kaloi në të gjitha gjykatat, nga ajo e Larta, në Kushtetuese, pastaj tek Krimet e Rënda e në fund u rikthye në Gjykatën e Tiranës.

Siç mëson “BalkanWeb”, gjyqtarja ka kërkuar marrjen me forcë të Tom Doshit e Mark Frrokut (doli nga burgu pak ditë më paë) nëse nuk do të paraqiteshin në seancë. Prokurori i çështjes ka deklaruar se do t’ju dërgojë sërish një fletë-thirrje.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close