Shperndaje në Facebook.

Skandal, i dashuri i Morenës akuzohet për vrasje

Mjafton që të bëni një kërkim të thjeshtë në Instagramin e Morena Tarakut për të parë se kjo e fundit bën një jetë shumë luksoze.

Ajo tashmë është në një lidhje. Bëhet fjalë për Sasha Sobhanin, afaristin miliarder që vjen nga Irani dhe jeton përkohësisht në Turqi. Por kush është i dashuri i saj?

Në fakt, emri i tij është shumë i përfolur në botën arabe falë stilit të jetesës që bën e skandaleve që e kanë përcjellë ndër vite.

Ai është i biri i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.

Në një intervistë të mëparshme, teksa rrëfen jetën e tij, afërsinë me Chavez i cili ka kontrolluar burimet masive të naftës e pranon edhe vetë Sobhani.

“Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotëri Chavez, ish President i Venezuelës. Sidoqoftë, unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait.

Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë. Tash jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait. Çdokush e di që as nuk më jep babai para e as si kam kërkuar ndonjëherë” – ishte shprehur Sobhani në një intervistë vite më parë.

Ai në 2012-tën u akuzua për vrasje pasi një djalë i ri humbi jetën në një përleshje gjatë një feste të shfrenuar natën.

Sidoqoftë, kohë më pas ai u lirua nga akuzat.

Njihet për jetën përplot skandale, me postime ku shfaq femrat e veten lakuriq por duket se me Morena Tarakun në krah, bukuroshi iranian po e përmbyll këtë kapitull duke lënë pas rininë e shfrenuar për të nisur një etapë si djalë serioz, në një lidhje serioze.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close