Shperndaje në Facebook.

Skandali i audio-përgjimit/ Arrestohet “Dëshmitari X”, që futi në kurth Agron Xhafajn

Personi që në përgjimet e publikuara nga Partia Demokratike shfaqet suke komunikuar me Agron Xhafajn është arrestuar sot nga policia. Ende lajmi është i pakonfirmuar zyrtarisht nga policia, por është bërë publik nga eksponentë të opozitës.

Sipas tyre, dëshmitari është arrestuar rrugës për në Kosovë, pasi po largohej nga Shqipëria për shkak të frikës së jetës së tij.

‘Dëshmitari X’, është ndaluar dhe po mbahet nën arrest. Policia kishte ngritur disa postblloqe për kapjen e tij.

Gjithashtu edhe familja e personit që është në audio-përgjimin e PD, është larguar jashtë Shqipërisë pasi ndaj saj po ushtrohet një presion i madh.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close