Shperndaje në Facebook.

Studentja i dërgoi foton me fustanin e çarë numrit të gabuar, ajo që ndodh më pas do t’ju përlotë

Një studente e re i dërgoi aksidentalisht foton e fustanit të saj të sapo blerë një numri të gabuar. Mesazhi në fakt ishte për mikeshën e saj, por i shkoi babait të disa fëmijëve.

Sydney Uselton po kërkonte këshillën e mikes së saj Mandi Miller se si i rrinte fustani, por në vend të saj mori si përgjigje një foto të disa fëmijëve me gishtat lart duke aprovuar veshjen e saj.

Babai i sjellshëm, Tony Wood e shpërndau të gjithë historinë në rrjetin social Twitter me përshkrimin:

Mendoj se ky mesazh ishte për tjetërkënd, por megjithëse gruan nuk e kam në shtëpi, unë dhe fëmijët mendojmë se të shkon shumë ky fustan, duhet ta blesh!

Kur postimi u shpërnda në Twitter i ra në sy një vëzhguesi mediash sociale, i cili vuri re se djali 4-vjeçar i Tonit, Kaizleri nuk ishte prezent në foto.

I vogli kishte qenë në spital i diagnostikuar me leukemi dhe i ishte nënshtruar kimioterapisë.

Ai kishte 2 vite që luftonte me kancerin.

Historia e tij u bë virale dhe shumë persona në rrjetet sociale e kanë ndihmuar të voglin duke kontribuar.

Shuma e mbledhur ka shkuar deri në 15 mijë dollarë.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close