Shperndaje në Facebook.

Tronditëse/ Vetëvritet politikania shqiptare

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një grua ka bërë vetëvrasje në qytetin e Gjilanit. E ndjera ka punuar në Spitalin Regjional të Gjilanit.

E ndjera, Xhylie Hajdari, dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e saj. Ajo gjatë vitit 2013 kishte qenë edhe kandidate nga radhët e AAK’së për asamblenë e Gjilanin

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Mund t’ju konfirmoj se një femër shtetase e Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Hashani. ?i ka shtuar se policia është duke e hetuar rastin.

E ndjera ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo me vite ka punuar si kryeinfermiere në spitalin regjional në Gjilan. Bashkë me të si doktor ka punuar edhe bashkëshorti i saj.

Nga spitali thonë se e ndjera ka qenë kryeinfermiere dhe se punën e ka kryer me devotshmëri.

Vetëvrasje në këtë qytet një javë më parë kishte kryer edhe një punonjës tjetër i institucioneve publike. Bëhej fjalë për një polic kufitar, për të cilin thuhej se aktin e kishte kryer në njërën nga kafiteritë e Gjilanit.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close