Shperndaje në Facebook.

Udhëtonte për në punë, pa e ditur se në veturë i ka hyrë një gjarpër gjigant (Video)

Tee Natwijit nga Tajlanda po udhëtonte për në punë, kur kalimtarët e njoftuan se prej pjesës së poshtme të veturës, po e nxjerr kokën një gjarpër.

Me të ndaluar dhe hapur kapakun, ai mbeti i tmerruar nga reptili i gjatë më se katër metra, që qëndronte te pjesa e motorit.

Për ta larguar pitonin gjigant me peshë prej afro 30 kilogramëve, u ftuan ndjekësit e kafshëve të egra, që e hoqën me lehtësi.

“Për një kohë të gjatë më mungonin pulat, sigurisht fajtor për to ishte ky gjarpër. Më shkakton ankth, vetëm kur më bie ndërmend”, ka thënë Natwijit.

Ai beson se gjarpri ka qëndruar për një kohë të gjatë në veturë, ndërsa ka dalë për t’ia grabitur nëpër oborr kafshët shtëpiake.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close