Shperndaje në Facebook.

Ushtrimet mposhtin dhimbjen e kokës

Hulumtimi më i ri na tregon se si ushtrimet mund jenë po aq të mira sikur ilaçet që ndihmojnë te migrena.

Migrena tipike ndikon në gjysmën e kokës, pulson si rrahjet e zemrës dhe zgjat prej 4 deri 72 orë.

Simptomat përfshijnë të përziera, të vjellat, fotofobinë (ndjeshmërinë e madhe në dritë) dhe hiperacusisin (ndjeshmëria e rritur në tinguj).

Hulumtuesit nga Akademia Sahlgrenska në Suedi kanë analizuar se sa mirë funksionojnë ushtrimet si shërim për migrena, në krahasim me ushtrimet e relaksimit ose ilaçet.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur është në pyetje parandalimi i migrenës,” thuhet në deklaratën e hulumtueses kryesore, Emma Varkey, nga Akademia Sahlgrenska.

Hulumtimi ka përfshirë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre kanë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet topiramate.

Hulumtimi ka zgjatur tre muaj gjatë së cilës periudhë është përcjellë gjendja e migrenës te pacientët, kualiteti i jetës, kapaciteti aerob dhe niveli i aktiviteteve fizike të cilat janë matur para, gjatë dhe pas trajtimit.

Rezultatet kanë treguar se si numri i migrenave ka rënë tek të tri grupet. Është interesante që nuk ka pasur kurrfarë dallimesh në efektet preventive në mes tri trajtimeve.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close