Shperndaje në Facebook.

Veprimi i 8-vjeçarit i ka bërë të gjithë për vete, i kërkoi nënës ta ndalë veturën që ta ndihmon gruan e moshuar të ngjitet shkallëve (Video)

Një djalë 8-vjeçar është filmuar duke ndihmuar një grua të moshuar të ngjitet shkallëve në Georgia të SHBA-ve.

Riley Duncan ka filmuar këtë moment emocionues, derisa me vëmendje po e shikonte të riun Maurice Adams Jr duke dalur nga vetura e nënës për të ndihmuar gruan e moshuar të ngjitet shkallëve, transmeton Telegrafi.

Duncan e ka postuar këtë video në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin: “Falënderojmë Zotin për rininë tonë”.

Është interesant se si ky djalosh nuk ishte në dijeni që dikush po e filmonte, megjithatë videoja e tij është bërë virale dhe të gjithë që e kanë parë e kanë duartrokitur për veprimin.

Ai në momentin që e ndihmon gruan e moshuar e përqafon, dhe më pas kthehet në veturë ku po e priste nëna e tij.

Nëna e vogëlushit, Contricia Hill, ka deklaruar për mediat amerikane se Maurice dhe motra e tij kishin përfunduar mësimin dhe se ajo kishte shkuar t’i merr, kur befasisht rrugës hasën në gruan e moshuar që kishte vështirësi të ngjitet shkallëve.

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close