Shperndaje në Facebook.

VIDEO E RENDE/ Nuk e lënë të shesë kokoshka, gruaja përleshet më policët e Bashkisë së Tiranës

Një video e rëndë është publikuar ditën e sotme, ku policë të Bashkisë së Tiranës, i janë sulur një gruaje për ti marrë kokoshkat që shiste në rrugë.

Kur në Shqipëri po flitet gjithnjë dhe më shumë për korrupsion dhe tendera që jepen pa asnjë lloj transparence, duket se ka nisur fushatë e egër për të luftuar njerëzit e varfër që për të mbajtur fëmijët me bukë rrinë gjithë ditën në rreze të diellit duke shitur kokoshka.

Por përveç se duhet të luftojnë me varfërinë, ata prej disa kohësh kanë përballë edhe një armik që po i ndjek këmba-këmbës që quhet Policia Bashkiake e Tiranës.

Në videon e publikuar nga JOQ, duken disa policë që të krekosur nga forca që u jep uniforma dhe nga zelli i urdhrit që kanë marrë nga shefi i tyre, përplasen më një grua, duke mos e lënë të shesë kokoshka.

Ngjarja bëhet akoma më e rëndë, kur e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijës së saj të vogël, e cili shef të gjithë skenën sesi e ëma përpiqet të mbrojë mallin që me të siguron bukën e saj.

Për më tepër ndiqni videon:

Shperndaje në Facebook.

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close